Bayern Munich dhe PSG janë dy skuadrat e para çerekfinaliste për edicionin 2023-2024. Skuadra bavareze triumfoi 3-0 në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena” ndaj Lazios, duke bërë të pavlefshëm humbjen 1-0 në Itali.
Harry Kane ishte protagonist absolut me dy gola, në minutën e 39-të dhe 66-të, ndërkohë që goli tjetër u realizua nga Thomas Muller. Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli, pasi nuk u preferua nga trajneri Sarri.
PSG fitoi 2-1 ndeshjen e kthimit kundër Real Sociedad, pasi kishe fitur 2-0 sfidën e parë. Kylian Mbappe shkëlqeu me dy gola të shënuar në minutën e 15-të dhe 56-të. Sulmuesi francez ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 11 asist në 32 ndeshjet e fundit në transfertë në Champions League. Merino në fund realizoi golin e vetëm për Sociedd.