Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGazetari grek vjen për Belerin, i ikën mendja nga Tirana: “E pakrahasueshme,...

Gazetari grek vjen për Belerin, i ikën mendja nga Tirana: “E pakrahasueshme, kjo që po shikoj….”

Televizioni grek SKAY ka dërguar sot në Tiranë një korrespodent për të ndjekur live seancën e dënimit të Belerit.

Emisioni i mëngjesit Atériasti ka bërë një lidhje live nga kryeqyteti shqiptar me gazetarin Kristos Xiunos.

Ndërkohë që Xiunos fliste për gjyqin ndaj Belerit, ndodh diçka e paparashikuar.

Një nga dy moderatorët e njohur të emisionit, nuk e ndërpreu lidhjen pas mbarimit të raportimit për Belerin, por i shprehu habinë gazetarit për pamjet nga Tirana që shfaqeshin live prapa tij.

Gazetari nga Tirana i përgjigjet “ke shumë të drejtë” dhe shton:

“Kam qenë para shumë vitesh në Tiranë por kjo që shoh këtë herë është e pakrahasueshme. Ka ndryshime të jashtëzakonshme, shoh një zhvillim të madh, ka gjithandej lëvizje dhe ndërtime, makina të reja, të rinj të veshur mirë, nuk ka të krahasuar kjo që shoh me Shqipërinë që njohim”.

Megjithëse flasin shpesh për shqiptarët, mediat greke japin shumë rrallë pamje të freskuara nga Shqipëria, duke përdorur arkivë të vjetëruar.

Kronika nga Tirana e emisionit të njohur të kanalit SKAY mund të shihet duke klikuar KËTU

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME