Bayern Munich ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, duke e mposhtur 2:0 në shtëpi.
Kësisoj, Bayern Munich kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3:0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola të shënuar, me parisienët që patën rastin më të mirë shënimi.
Vitinha gjuajti plogësht në portën bosh, por De Ligt e largoi në momentet vendimtare.
Ishte Choupo-Moting që shënoi golin e epërsisë në minutën e 61-të.
Në mintën e fundit të ndeshjes, Serge Gnabry shënoi për 2:0 dhe e vulosi fitoren e vendasve.