Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBayerni kampion i Gjermanisë për herë të 11-të radhazi, Dortmundi bën vetëvrasje...

Bayerni kampion i Gjermanisë për herë të 11-të radhazi, Dortmundi bën vetëvrasje (VIDEO)

Spektakël dhe emocione në javën e fundit në Bundesligë. Bayerni është konfirmuar kampion i Gjermanisë për herë të 11-të radhazi. Skuadra e Tuchel fitoi 2-1 në ndeshjen e fundit ndaj Koln, duke ju falur një goli në fund të Musiala-s. Coman zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 8-të, ndërkohë që vendasit do të shënon golin e barazimit me një penallti të Ljubicic.

Dortmundi ndërkohë bën vetëvrasje, pasi ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Mainzit, një ndeshje që e administruan në mënyrën më të keqe të mundshme. Hanche-Olsen shënoi për miqtë në minutën e 15-të, ndërkohë që Dortmundi shpërdoroi një penallti me Haller 4 minuta më pas.

Onisiwo në minutën e 24-të shënoi golin e dytë për Mainzin. Guerreiro rihapi sfidën në minutën e 69-të, por verdhezinjtë vuajtën shumë në fazën sulmuese. Në shtesën e ndeshjes, Soule shënoi golin e dytë dhe të barazimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME