Bayern Munich rikthehet te fitorja në Bundesliga duke marrë një sukses të thjeshtë 3-0 ndaj Stuttgart në “Allianz Arena”.
Bavarezët e zhbllokuan ndeshjen pas 1 minute e 22 sekondash me Harry Kane. Më pas në nisjen e pjesës së dytë, në minutën e bomberi anglez realizoi golin e dytë për Bayern, ndërkohë që në minutën e 63-të, Kim Min-Jae vulosi sfidën.
Pas javës së 15-të Bayerni renditet në vend të dytë me 35 pikë, katër më pak se Leverkusen që kryeson, por dhe me një sfidë për të rikuperuar.