Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBaypassi i Fierit, me 244 km në orë në mes të natës...

Baypassi i Fierit, me 244 km në orë në mes të natës (Vidio)

Në rrugën ku ndodhin më shumë aksidente vdekjeprurëse, asnjë prej shoferëve nuk duket se e heq këmbën nga gazi.

Në një monitorim të mbrëmjes së djeshme nga policia rrugore, janë verifikuar shpejtësi të çmendura për rrugë të standardeve si baypassi i Fierit.

Makina që ecin me 244 apo 217 kilometra në orë, dhe në mes të natës në një rrugë pa asnjë lloj ndriçimi, shkaktojnë tragjedi të mëdha.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:  

Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në Bypass-in e Fierit, shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h;

Në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h

78 leje drejtimi të pezulluara, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë.

112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Masa administrative për:

45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit;

41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe

30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.

Nisur nga shpejtësitë tejet të mëdha të evidentuara që janë rrezik potencial për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet akoma më shumë, duke gjetur forma sa më efikase  me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe jo shtimin e numrit të masave administrative.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME