Për goditjen me shuplakë ndaj Luiz Ejllit live në emisionin e së shtunës, produksioni i ”Big Brother Albania Vip 2” ka skualifikuar nga gara modelen Kejvina Kthella.
Mbrëmjen e së shtunës, komenti i Luiz Ejllit revoltoi shumë modelen Kejvina Kthella, e cila guxoi ta qëllonte me shuplakë.
Këto pamje u duk sikur u fshehen mbrëmjen kur po zhvillohej spektakli pasi nuk u transmetuan, por ato dolën në rrjetet sociale duke krijuar një varg fyerjesh në komente.