Monday, July 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBegaj merr detyrën nga Ilir Meta: Të rishikojmë strategjinë e sigurisë kombëtare!...

Begaj merr detyrën nga Ilir Meta: Të rishikojmë strategjinë e sigurisë kombëtare! Kërkohet unitet

Bajram Begaj ka folur nga ceremonia e marrjes së detyrës së presidentit të vendit në bulevard duke e cilësuar këtë si një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij.

Begaj u shpreh se do të jetë përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit të nismave dhe ideve që çojmë përpara shoqërinë tonë.

“Kjo është dita më e rëndësishme e jetës sime. Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj historisë së vendit tonë. Do të jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit të nismave dhe ideve që çojnë përpara shoqërinë tonë.

Dialogu dhe bashkëpunimi, dëgjimi i zërit dhe medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të shpërblehet me mirëqenie për qytetarët. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike. Do inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve.

Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi. Jo thjesht sepse ky është kusht për anëtarësimin në BE por edhe sepse ndërtimi i një gjyqësori të pavarur garanton luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Reforma në Drejtësi me ndihmën e SHBA dhe BE po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen ndaj tyre për ndihmën e pakursyer. Te Shqipëria dhe shqiptarët miqtë tanë do gjejnë partnerin e besuar”, tha Begaj.

Ai bëri thirrje të rishikohet strategjia e sigurisë tonë kombëtare në mënyrë që të punohet për parandalimin e elementëve që kërcënojnë vendin.

“Të rishikojmë strategjinë e sigurisë tonë kombëtare. Të punojmë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. Të punojmë për adresimin e problemeve”, deklaroi Begaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME