Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËBektashianët/ Sot nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit

Bektashianët/ Sot nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit

Sot është nje ditë festive për të gjithë besimtarët bektashian, pasi një pjesë e tyre nisin pelegrinazhin pesëditor në malin e Tomorrit.

Ky mal është i konsideruar “i shenjtë” sepse në të prehet shenjtori i familjes së profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Mendohet se teqeja e ngritur pikërisht në Tomorr i përket përjetësimit të figurës së Aliut, i cili besohet se është varrosur pikërisht në Tomorr dhe nën këtë varr, është ngritur edhe teqeja që është ndërkombëtarisht e njohur si “Teqeja e Kulmakut”.

Gjurmët e Abaz Aliut mendohet se janë në disa zona të ndryshme të Shqipërisë: në Çepan, në Shkëmbin e Kanionit të Osumit, në Dardhë të Beratit, në Çuke të Tomorit e deri në Përmet, ku Aliu dhe i vëllai i tij u bë mbrojtës i këtyre zonave.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët i bashkohen kësaj feste të shenjtë dhe në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Magjia dhe mistika e majës së Tomorrit tërheq shumë pjesëmarrës në këtë festë, e cila mirëpret jo vetëm besimtarë, por edhe turistë të ndryshëm nga mbarë bota.

Më poshtë, paraqitet një pamje nga kjo teqe dhe pjesë nga libri i Ali Tyrabit mbi historinë e bekstashizmit në Shqipëri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME