Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBeleri pas daljes nga burgu: Tavo kryetar i tërbaçiotëve, por jo i...

Beleri pas daljes nga burgu: Tavo kryetar i tërbaçiotëve, por jo i himariotëve. Në PE do të ngre zërin për padrejtësitë (vidio)

Fredi Beleri ka folur për mediat sapo ka dalë nga burgu, duke thënë se zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë ishin të paligjshme sikurse shkarkimi i tij. Beleri ka thënë po ashtu se çështjen e tij do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

Beleri tha se do të komunikoj me fituesin e zgjedhjeve në Himarë, Vangjel Tavon, dhe me këdo që punon dhe do të punojë për të mirën e Himarës, sipas tij. Po ashtu Beleri shtoi se nuk beson se Vangjel Tavo nga mënyra si u përzgjodh dhe u zhvilluan ato zgjedhje ka legjimitetin e qytetarëve të Himarës. Ai tha se Tavo mund të jetë kryetari i bashkisë së Stërbaçit, por jo i himarjotëve. Gjithashtu ai ka shtuar se do të rikthehet në politikën shqiptare pas vendimit të gjykatës së Strasburgut.

DEKLARATA E FREDI BELERIT:

Në Shqipëri nuk ka zgjedhje, sepse pushteti ka vendosur që në këtë shteti të mos bëhen zgjedhjet. Zgjedhjet ishin bërë më 14 maj dhe unë kisha dalë fitues. Zgjedhjet e 4 gushtit ishin në të gjitha aspektet e paligjshme. I paligjshëm ishte shkarkimi im, i paligjshëm ishte edhe dekreti i Presidentit, i paligjshëm ishte edhe vendimi i kryeministrit për të implikuar gjithë shtetin dhe mafien për të fituar në një fshat.

Liria është e shenjtë, edhe një ditë në burg në mënyrë të padrejtë nuk ja vlen. Është ndër që unë jam zgjedhur eurodeputet, por duhet të dini që liria e cdo njeriu është e shenjtë. Unë jam eurodeputet i zgjedhur nga qytetarët grekë, bëj pjesë në PPE. Me mundësinë që kam do ngre zërin për padrejtësitë që bëhen.

Edhe sot vendimi ishte politik, sic kanë qenë vendimet deri tani. Betejën ligjore do ta bëj në Strasburg. Për mua kjo çështje do të mbyllet në Strasburg. Sigurisht që do komunikoj më Vangjel Tavon dhe me këdo që punon dhe do të punojë për të mirën e Himarës. Nuk besoj se Vangjel Tavo nga mënyra si u përzgjodh dhe u zhvilluan ato zgjedhje ka legjimitetin e qytetarëve të Himarës. Tavo mund të jetë kryetari i bashkisë së Stërbaçit, por jo i himarjotëve.

Ndiqni vidion

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME