Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është arrestuar pak pas mesnate. Ditën e sotme Belerit i është komunikuar urdhër arresti. Ai akuzohet për “korrupsion aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
“Është arrestuar duke premtuar dhe dhënë para në këmbim të votës”, thuhet në dokument.
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, është arrestuar pak pas mesnate, rreth orës 00:15. Kandidati i opozitës ka qenë prej ditësh në shënjestrën e akuzave të kreut të qeverisë shqiptare. Në një reagim të fundit përmes rrjeteve sociale, Rama thotë se ndalimi i Bejlerit me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve.