Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBelind Këlliçi: Ka skenar të mosbindjes civile pa kthim pas!

Belind Këlliçi: Ka skenar të mosbindjes civile pa kthim pas!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje në lidhje me diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD-së që u mblodh ditën e sotme në selinë blu. I ftuar në emisionin “Now”, Këlliçi ka bërë me dije se shumë shpejt demokratët do të zhvillojnë një protestë që nuk do të ketë kthim pas, por nuk dha asnjë datë.

Po ashtu, ndër të tjera ai shtoi se aksioni opozitar do të shoqërohet me greva, mosbindje civile, revolta dhe me denoncime në Kuvend.

“Nuk besoj se është çështje date por është çështje koordinimi mbi të gjitha, një aksioni shumë planësh. Koordinimi me faktorët opozitarë, me shoqërinë civile. Është lënë një takim këtë javë me sindikatat. Nuk është ideja që të bëjmë një protestë për hir të protestës. Ideja është se do bëjmë një protestë pa kthim pas. Do të jetë një protestë me koordinim të detajuar. Aksioni do të jetë i shoqëruar me greva, me mosbindje civile, me revoltë dhe me një aksion të fortë denoncimesh në parlament,”- tha deputeti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME