Karim Benzema është gati të largohet nga Real Madrid dhe t’i thotë po Al-Ittihad. Për lajmin e bujshëm është i sigurt AS, që raporton burime të drejtpërdrejta nga klubi arab. Sipas të përditshmes spanjolle, Al-Ittidah i ka ofruar sulmuesit francez një kontratë dyvjeçare me vlerë mbi 100 milionë euro në sezon. Benzema nuk i ka informuar ende Blancos për vendimin, por e ka zgjedhur tashmë kampionatin arab. 35 vjeçari madje ka telefonuar menjëherë mikun e tij Cristiano Ronaldo (tani te Al-Nassr) për ti kërkuar informacion mbi kampionatin saudit dhe se si jetohet në Arabinë Saudite.
Al-Ittihad drejtohet nga Nuno Espirito Santo, ish-lojtar i Deportivo La Coruna dhe Osasuna dhe ish-trajner i Valencias. Portugezi sapo ka fituar Ligën Profesionale Saudite, duke u pozicionuar përpara Al-Nassr të CR7. Benzema, që shkon në skadencë kontrate në fund të qershorit (për rrjedhojë, një parametër zero), do të largohej nga Real Madrid pas 14 sezonesh. Francezi ka luajtur 647 ndeshje, duke shënuar 353 gola dhe duke dhënë 165 asiste.