Sot kryeministri Rama mori pjesë në prezantimin e drejtorit të ri të përgjithshëm Muhamed Rrumbullaku.
“Nëse i kërkuari Ervis Martini është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, u shpreh kryeministri Rama.
Por, kreu i selisë blu, Berisha ka një tjetër version për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë dhe e lidh me ligjin për lojërat e fatit, ku përfshin edhe vëllain e kreut të qeverisë, Olsi Rama.
“Sot Edi Rama porositi Muhamet Rrumbullakun për Ervis Martinajn. Ja u tregoj unë ku është Vis Martini. Martini është te lojërat e fatit. Shko pyet Olsin dhe ta thotë Olsi. Njerëzit e kanë të qartë si drita e diellit. Ai ishte njëshi i lojërave të fatit, i vëllai i tij është hija e tyre. Sa ishte ai ishin ilegale, iku ai askush se di se ku iku, por dimë që lojërat u bënë të ligjshme tani. Gjithçka lëviz nga një trajektore që vjen nga kupola dhe shkon drejt poshtë“, tha Berisha