Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurve publike. Sipas tij janë bërë abuzime me qiratë e pasurive publike. Gjatë një debati me zv.kryeministren Belinda Balluku, Berisha i tha se do të ketë fatin e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila e ka akuzuar Berishën si njeriun që shiti Shqipërinë.
Pjesë nga debati:
Sali Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdolloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo?
Belinda Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur t’i me nismën Shqipëria një euro, madje i vure Shqipërisë një tabelë një euro. Ndaj mos eja këtu të flasësh këtu për këtë. Unë i kam mbijetuar shefit tënd dhe t’i për mua je një biskotë e butë. Nëse t’i ke akuza çojini atje ku duhet ti dërgoni. Drejtohu SPAK-ut por kam frikë se t’i nuk i drejtohesh dot SPAK.
Sali Berisha: E di përse reagoi kjo për Frida Gugalen, reagoi sepse vetë është kryegugale. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet për të vjedhur në çdo km. Është ministrja që ndërton me 22-24 mln euro rrugën. Të jesh e bindur ti që fatin e Arben Ahmetaj do të kesh.