POLITIKË
Berisha banorëve të njësisë 8: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët se njësisë 8 në Tiranë. Berisha tha nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit të pronës. Ai shtoi se garanton pronarët e tokës së zënë se ata do dëmshpërblehen me vlerë tregu nga qeveria.
“Po, ne do bëjmë të drejtën siç është për t’u bërë. Së treti, nuk do ketë urbanizim para legalizimit. Do ketë legalizim para urbanizimit. Se këta me këtë punë e bllokuan procesin. Ne do e legalizojmë dhe pastaj askush nuk e pengon rrugën aty ku duhet të kalojë“, tha ai.