SPORT
Granit Xhaka: Bayerni është favorit nesër, por ne kemi armët tona!

Në prag të duelit mes Bayernit dhe Leverkusenit, në konferencë për mediat ka dalë dhe Granit Xhaka, i cili beson se kundërshtarët janë favoritë.
“Mendoj se ekipi që kryeson në Bundesligë duhet të konsiderohet si favorit. Nuk dua që të keqkuptohem e të mendoni se nisemi të dorëzuar. Ne i kemi armët tona për të përballuar një ekip si Bayern Munich. Me dëshirë dhe uri për sukses arrihet gjithçka”, tha Granit Xhaka.