Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Belind Këlliçi merr Tiranën

Berisha: Belind Këlliçi merr Tiranën

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur i bindur se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi do të fitojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në “Opinion” , Berisha krahasoi shifrat mes Belind Këlliçit dhe rivalit socialist Erion Veliaj. Për këtë të fundit, Berisha tha se ka më pak pëlqyeshmëri nga qytetarët.

“Fitore, fitore, fitore, e katërta është e sigurtë, e merr Belind Këlliçi. Belind Këlliçi prin qoftë në pollin dixhital dhe Erion Veliaj është i zhytur në negativitet. Shifeni Korçën, Sotiraq Filon i cili i mashtron çdo 4 vjet qytetarët e Korçës”, tha Sali Berisha.

Më tej Berisha tha i bindur se sipas tij nëse nesër do të zhvillohen zgjedhjet, bashkitë që ata nuk fitojnë, nuk numërohen as me gishtat e 2 duarve, teksa thekson se këtë bindje të tij e bazon në sondazhe.

Sali Berisha: Në qoftë se nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet, unë mund të them se as me gishtat e 2 duarve, nuk numërohen bashkitë që nuk fitojmë, në qoftë se do të zhvilloheshin nesër.

Blendi Fevziu: Domethënë që PS-ja do të marrë deri në 10 bashki dhe ju do të merrni 51?

Sali Berisha: PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës.

Andi Tela: Po nëse kjo që sapo thatë nuk ndodh?

Sali Berisha: Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME