POLITIKËTOP-NEWS

Berisha: Çdo gjykatës e prokuror që është larguar pa meritë do të marrë vendin e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale tha se çdo gjykatës e prokuror që është larguar pa meritë, do të marrë vendin e tij. Berisha u shpreh se janë mbi 80, 90 prokurorë dhe gjykatës që kanë paraqitur në Strasburg çështjet e tyre.

Ai tha se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar për qëllime politike, do të marrë vendin e tij të nderuar një përputhje me një proces ligjor.

“Sot janë mbi 80, 90 prokurorë dhe gjykatës që kanë paraqitur në Strasburg çështjet e tyre dhe unë i përgëzoj ata. Njerëz me integritet të cilët kanë vendosur të sfidojnë veprimet arbitrare korruptive të Pamela Ballukut dhe të tjerëve. Garantoj se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar dhe që faktohet në mënyrë ligjore se është larguar pa meritë, është larguar për qëllime politike, do të marrë vendin e tij të nderuar një përputhje me një proces ligjor”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha deklaroi se PD do të filloj me procesin e primareve për kandidatët e zgjedhjeve të vitit 2027. Ai u shpreh se është koha të fillojë edhe procesi paralel për përcaktimin e kandidatëve.

“Ne po bëjmë zgjedhjet në degët të drejtuesve dhe po bëjmë procesin në parti. Jam dakord që duhet të fillojmë njëherë paralel edhe me këtë proces për kandidaturat e zgjedhjeve e vitit 2027”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button