Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBerisha - Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndaleni terrorin dixhital të Ramës...

Berisha – Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndaleni terrorin dixhital të Ramës mbi administratën

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi në anglisht thirrjen e tij për pronarët e dy prej platformave më të mëdha sociale, Facebook dhe Twitter.

Në letrën e tij për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, Berisha u bën thirrje që të ndalin terrorin dixhital të kryeministrit Edi Rama ndaj administratës publike.

“U bëj thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, dhe platformave të tjera, që të heqin aksesin e qeverisë së Edi Ramës për shkak të abuzimit me platformat e tyre globale. Shembulli i fundit, i përdorimit të një aplikacioni për të kontrolluar dhe terrorizuar punonjësit e zakonshëm, është një thirrje për ndërhyrje. E drejta për të përdorur këto platforma duhet anuluar derisa të hiqet ky aplikacion famëkeq për kontrollin e qytetarëve, i quajtur Akt1vist.

Në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, Partia Demokratike do të konsiderojë një proces ndërkombëtar kundër Edi Ramës për këtë çështje.

Ky është terror, është turp, është depersonalizim!

Punonjësit e qeverisë shqiptare po monitorohen dhe humbasin punën nëse nuk pëlqejnë postimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij në rrjetet sociale.

Unë ju jap këtë aplikacion ku duhet të bëni abonim, dhe nëse nuk më bëni ‘like’, mbeteni pa punë!

Nuk ka turp më të madh!” thuhet në letër.

Berisha ka publikuar edhe videon e titruar në anglisht, nga konferenca e sotme, ku denoncoi këtë skandal.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME