Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBerisha mbledh kryesinë: Tani nisim mosbindjen civile

Berisha mbledh kryesinë: Tani nisim mosbindjen civile

Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha mblodhi pasditen e kësaj të mërkure kryesinë. Berisha u tha anëtarëve se tani kryesia duhet të hidhet në një betejë pa kthim, ashtu siç po bëjnë deputetët e kësaj partie. Berisha tha se, ajo që po bën mazhoranca sot në Shqipëri është një grusht i mirëfilltë i shtetit brenda shtetit.

“Asgjë nuk duhet të na pengojë në asnjë akt të mosbindjes civile për të bllokuar këtë regjim. Kjo është betejë me sakrifica dhe dhimbje, por në qoftë se nuk e bëjmë ne, Shqipëria vidhiset gjithnjë e më poshtë. Kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e demokracisë” – tha Berisha duke shtuar se shqiptarët nuk mashtrohen më dhe se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, pasi “dora e tij e zezë shtrihet kudo”.

“Nuk ka më kohë tjetër, akt tjetër, vendim tjetër, përveç mosbindjes civile që ka njohur ky vend në historinë e vetë, në qoftë se nuk duam që të vazhdojnë votat të na i numërojnë Bajrët, të na i numërojnë banda tjera dhe ne të mashtrojmë shqiptarët se ne do mundim Edi Ramën.

Në qoftë se ne nuk duam që pushtetet e parlamentit të kalojnë të gjitha në duar të Edi Ramës. Në qoftë se nuk duam që hanxharët e krijuar në institucionet sot, SKAP-i është një organizatë kriminale absolutisht pa asnjë ndryshim nga hetuesia e Sigurimit të Shtetit.

Por jo në bazë ideologjie, se ata e bënë mbi bazë ideologjie se armiku i klasës duhet zhdukur, kurse këta mbi bazën e bandës, ryshfetit, mbi bazën e vrasjeve. Ndaj dhe një kthesë kërkohet nga ne” – tha Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME