POLITIKË

Berisha mbledh të mërkurën deputetët e tij

Mesditën e së mërkurës në Partinë Demokratike do të zhvillohet një mbledhje e grupit parlamentar. Njoftimi është bërë nga Luçiano Boçi që njihet si kryetar i grupit nga pjesa e partisë që drejtohet nga Sali Berisha.

Mësohet se në axhendë janë prezantimet e propozimeve dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës i ngritur për këtë çështje dhe për propozimet konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.

Kjo është mbledhja e parë që thirret nga Luçiano Boçi për grupin parlamentar pasi tashmë ata nuk e njohin Enkelejd Alibeajn si kryetar. Ky i fundit vijon të zhvillojë mbveldhje me grupin e deputetëve që janë njohur si mbështetës të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button