Monday, December 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBerisha - ndërkombëtarëve: Mos e mbështesni më Ramën, shqiptarët po qeshin me...

Berisha – ndërkombëtarëve: Mos e mbështesni më Ramën, shqiptarët po qeshin me ju

Kreu i PD-së Sali Berisha i kushtoi një hapësirë të veçantë mbështetjes s ndërkombëtarëve për kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e kësaj të premteje në fjalën e tij nga dritarja e banesës. Berisha tha se shqiptarët janë qytetarët e vetëm në Europë, të cilët janë me drejtësi të munguar. Sipas tij, për një vendim drejtësie, duhet pritur mesatarisht 14.6 vite dhe si shpërblim tha se marrin mesazhe nga partnerët se “ne mbështesim drejtësinë e re, ne kemi besim te drejtësia e re”.

“Zotërinj, të nderuar partnerë, mos u tallni më me shqiptarët. Për çfarë drejtësie bëni fjalë ju? Për drejtësinë që për të marrë vendimin në gjykata, duhet të presë 14 vite shqiptari? Po të paktën këtë mos e bëni. Për cilën bëni fjalë ju? Kur kryeministri, i ka vënë drynin Gjykatës Kushtetuese, vendimet e të cilës janë norma kushtetuese në doktrinën e të drejtës. Zotërinj, në qoftë se nuk gjeni forcë të realizoni dramën që u krijua me drejtësinë, të paktën mos vazhdoni të mbështesni Edi Ramën.

Të mbështesni Edi Ramën se shqiptarët po qeshin dhe bota do qeshë me ju. Urdhëroni çfarë ndodh me drejtësinë e re. Të nderuar partnerë, pasi u shemb Teatri Kombëtar njëshekullor, pasi u shemb në një akt prej Neroni, Gjykata Kushtetuese mori vendim të ndërpresë çdo akt dhe i dha të drejtë qytetarëve të Tiranës dhe Aleancës.

Pas 4 vitesh, drejtësia e re e mercenarëve si Zamani u kujtua më në fund të hapë dosjen për ta mbyllur përfundimisht këta faqezinj që nuk kanë ligj as moral, por zbatojnë vetëm urdhra të një kryehajduti që quhet Edi Rama. Që blen dhe shet çdo ditë dhe shkatërron Shqipërinë. Ju lutem, zotërinj, ju vëzhgoni këtu, nuk paguheni ju nga qeveritë tuaja për të mbështetur një bandit-regjim se ky.

Nuk paguheni nga qytetarët tuaj për të mbështetur krerët e narkoshtetit shqiptar. Zotërinj, në qoftë se nuk dilni dot në anën e të drejtës, në qoftë se nuk qëndroni dot në anën e interesit demokratik të shqiptarëve, mos qëndroni më në anën e kryekriminelit të Shqipërisë, kryebanditit, kryehajdutit Edi Rama” – tha ndër të tjera Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME