Dy persona të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër, e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash. Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme.
Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët.
Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë arritur të ndërrojnë zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura, por pa euro brenda. /BW