Wednesday, May 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha nga Fieri/ Ramën si Enver Hoxha, varfëroi njerëzit, kjo është politika!

Berisha nga Fieri/ Ramën si Enver Hoxha, varfëroi njerëzit, kjo është politika!

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme është ndalur në Fier në kuadër të takimeve për fushatën elektorale për zgjedhjen e kreut të PD.

Gajtë fjalës së tij Berisha ka krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën, duke thënë se të dy kanë përdorur varfërinë për të ulur kokën e popullit.

“Enver Hoxha përdori varfërinë për tu ul kokën njerëzve. Po ky çfarë bën? Sot ata që marrin rrogë të mesme dhe të ulët, marrin 15% më pak se në 2013, por pse? Sepse ushqimet janë rritur mbi 100% nga 2014 deri sot, me statistika të Ramës dhe se këto familje shpenzojnë 50 deri 60 % të të ardhurave për ushqime.

Varfëroi më shumë se ose heshtin ose ikin, kjo është politika, unë po ndalem dhe po them a ka një përputhje mes faktorit albanofob të huaj dhe këtij vendas? Pse more zotëri nuk rrit rrogat 9 vite, u dyfishuan në 2005-2013, por rritja a e rrogave duhet të jetë qëllim kryesor i qeverisë.

Kjo na çon drejt topitjes kombëtare. Nuk e shpëtojmë vetëm ne demokratët por të gjithë demokratët”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME