Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPresidenti Meta nderon me "Mjeshtër i Madh" ish futbollistët Ocelli dhe Palaj

Presidenti Meta nderon me “Mjeshtër i Madh” ish futbollistët Ocelli dhe Palaj

Kënaqësi e posaçme të vlerësoja dy kampionë të shquar të sportit, që me kontributin e çmuar dhe rezultatet e shkëlqyera kanë ngritur lart vlerat e futbollit dhe basketbollit shqiptar, duke përfaqësuar me dinjitet ekipet e tyre dhe ngjyrat kuqezi.

Presidenti meta do të shkruante në llogarinëe tij në rrjetin social facebook se: Nderova me “Mjeshtër i Madh” futbollistin e suksesshëm të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, mbrojtësin e pakalueshëm, Adnan Ocelli, përfaqësues i një gjenerate të artë të Shpresave të Shqipërisë, që bënë arritjen më të madhe në gjithë historinë e futbollit tonë, duke u renditur në 8 më të mirat e Europës.Gjithashtu çmova me “Mjeshtër i Madh” basketbollistin unik, kampionin e papërsëritshëm të “Vllaznisë”, “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Nikollë Palaj, përfaqësues i brezit më të lavdishëm të të gjitha kohërave të basketbollit tonë, që pavarësisht ndërprerjes së karrierës nga regjimi komunist, ka mbetur përgjithmonë në zemrat e sportdashësve për grintën dhe lojën plot finesë.Arritjet e tyre duhet të frymëzojnë sot brezat më të rinj për të guxuar, që sporti ynë të jetë përsëri në majat më të larta, edhe të nivelit ndërkombëtar, siç ka qenë në kohën e Ocellit dhe Palajt.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME