Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha nga Lushnja: Programi i kandidatit tonë do të ndryshojë qytetin

Berisha nga Lushnja: Programi i kandidatit tonë do të ndryshojë qytetin

Teksa mbajti një takim përmbyllës në Lushnje për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të dielë, Sali Berisha u kërkoi qytetarëve mbështetje për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka.

“Sot në Lushnjë dhe mbarë Shqipërinë garojnë dy alternativa. Njëra alternativë që buron nga ju, kandidatët i keni zgjedhur ju. Kandidatët që keni zgjedhur kanë trokitur derë më derë, zemër më zemër. Kanë ndërtuar një program kryekëput për qytetarët. Kandidatët që keni zgjedhur, i keni zgjedhur me vetitë më të arrira dhe ju garantoj se programi i tyre do të ndryshojë Lushnjën dhe Shqipërinë.

Nga viti 1992 gjer sot, ne nuk kemi patur zgjedhje kaq të rëndësishme, kaq jetike, dhe jo për një parti politike, jo për Sali Berishën, apo një person tjetër, por për çdo qytetar, për secilin prej jush, për çdo demokrat, socialist, të paparti, për çdo të pakënaqur sepse me këtë regjim shkohet nga e keqja në zi”, u shpreh Berisha në takim.

Sipas tij, të ecësh përpara me Edi Ramën, do të thotë të ecësh përpara drejt greminës,
të vraposh drejt varfërisë, të vraposh drejt boshatisjes së Shqipërisë. “Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt shkatërrimit të shërbimeve, arsimit, shëndetësisë, biznesit.

Pra a është jetik ndryshimi sot? Pak vite më parë njerëzit e ndjenin se duhej ndryshimi. Por pati nga që menduan përsëri se Edi Rama mund të sjellë ndryshimin. Koha faktoi se ky ishte një mendim shumë i gabuar, sepse Edi Rama jo që nuk solli ndryshimin, por solli përkeqësimin dhe vetëm përkeqësimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve. Vendosi mbi ta me shpejtësi të madhe, tiraninë e varfërisë”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME