Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Rama i zgjodhi kandidatët për bashkitë me dajak në 1 të...

Berisha: Rama i zgjodhi kandidatët për bashkitë me dajak në 1 të natës

Sali Berisha ishte pasditen e së dielës në Berat ku prezantoi Zija Ismailin si kandidat të koalicionit “Bashkë fitojmë” për këtë bashki. Para demokratëve Berisha nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama.

“Kandidatët e primareve, kandidatët e votës së lirë janë sot në këtë Shqipëri me të gjitha ato miliarda problemesh, rreze shprese, burim drite, optimizmi, për qytetarët e këtij vendi.

Krahasoni pak me kandidatët rivalë. Dolën mbrëmë pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku, diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet, ky ishte procesi, ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë.

Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha, me byronë e tij politike. Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd.

Ervin se ti ke ardhur këtu nga bota akademike; çfarë të shtyu ty të injorosh të gjitha formimin akademik dhe të të bëhesh protagonist i mafies më të rrezikshme shtetërore të Europës. Si mund të rivalizosh ti, me një kandidat si doktor Zijai, që ka muaj që është zgjedhur, propozuar, që është votuar nga qytetarët, nga demokratët dhe mbështetësit e PD-së në Berat.

Të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin. Unë ju jap fjalën ju se, votimi juaj në 14 maj për doktor Zijain do të shndërrohet në një shërbim të madh për të gjithë qytetarët e Beratit. Alda tek hapi këtë takim tha se, ai që lind në Berat është me fat. Nuk ka fat më të madh se sa të jesh banor i këtij qyteti dhe këtij rrethi” – tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME