Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Rama në Kosovë me mision për rrëzimin e Kurtit

Berisha: Rama në Kosovë me mision për rrëzimin e Kurtit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama, në Kosovë. Me anë të një statusi në Facebook, Berisha thotë se se Rama ka shkuar në Kosovë me një mision të deleguar nga Serbia në Samitin e Ohrit, të rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit.

“Edi Ramës i është ngarkuar detyra ne një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobe e serbofile në Kosove për rrëzimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qëndrimet konsekuente kundër projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuence interesat e kombit shqiptar, por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon”, –  shkruan Berisha.

Berisha thotë se dënon ashpër misionin antishqiptar, sic e quan ai, duke e paralajmëruar të heqë dorë nga skenarët e Beogradit, ose në të kundër do të marrë përgjigjen e gjithë kombit shqiptar.

“Pas Samitit antishqiptar dhe antieuropian te Ohrit, ku presidenti i sebomadhise, Aleksander Vuçiç, me urdher te Putinit mblodhi vasalet e tij te Tiranes dhe Shkupit per avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundervenie te hapur te Procesit te Berlinit, duket se Edi Rama ka marre detyra te reja nga Beogradi.

Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroje vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç, te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar” – shkruan Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME