POLITIKË

Berisha shigjeton mediat: “Top Tuneli” nxjerr të pastër ndrikullën e AKSHI-t

Në “Foltoren” e mbajtur këtë të hënë para kryeministrisë kreu i PD-së, Sali Berisha bëri kritika ndaj mediave që sipas tij po bëjnë propagandën e qeverisë duke marrë fonde prej saj.

“Ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë janë subjekti i një agresioni mafioz të tmerrshëm të mafies së fjalës së lirë. Mediat e qeverisë, që ushqehen dhe mbahen me paratë që vidhen nga taksat tuaja, dhe që janë shumëfishi i televizionit shtetëror, nga mëngjesi në darkë u fshehin shqiptarëve të vërtetat.

Nga mëngjesi në darkë shpifin dhe trillojnë. Nga mëngjesi në darkë njësoj si në kohërat më të zeza të këtij vendi glorifikojnë të keqen” – tha Berisha që bëri akuza të forta ndaj televionit kombëtar Top Channel.

“A e patë ndrikullën e AKSHI-t se si Top Tuneli bëri gjithçka për ta nxjerrë këtë hajdute të poshtër, të pamoral, të pashpirt një zonjë të përdëllyer” – tha Berisha që bëri thirrje për protesta.

“Opozita është në këmbë sepse ajo ka një raport tjetër me të vërtetën dhe kjo e bën atë dhe i bën qytetarët shqiptarë njerëzit më dinjitozë të kombit, elitën e vërtetën të kombit” – tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button