LIFE STYLE
Berisha si kaubojs në zyrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur krejt ndryshe në zyrën e tij. Ai ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi Lodovik Tetaj.
Aktivistët që vizituan Sali Berisha mbrojnë kauzat konservatore dhe janë mbështetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump.
Lodovik Tetaj, i ka dhuruar Berishës një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan.
Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.
