Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Si po përpiqet Rama të përjashtojë PD nga zgjedhjet

Berisha: Si po përpiqet Rama të përjashtojë PD nga zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me kryetarë dhe sekretarë degësh të Tiranës. Berisha u ndal gjatë tek çështja “McGonigal” duke theksuar se Rama mendon dhe beson se do t’i mashtrojë shqiptarët se aty nuk ka gjë për të.

“U thotë shqiptarëve unë nuk jam Edi Rama, apo nuk jam Edi Rama për të cilin flitet në aktpadi, apo në aktpadi flitet për një kryeministër tjetër. Një njeri që mund të thotë çdo gjë, dhe beson se mund të ju shesë çdo gjë shqiptarëve. Unë mendoj se koha ka ardhur dhe jemi të vonuar, për ti dhënë atij çdo gjë që meriton” – tha Berisha.

Ai foli edhe për situatën që po kalon PD dhe regjistrimin e saj në zgjedhje. Berisha akuzoi sërish Ramën se kërkon të përjashtojë PD-në nga procesi i 14 majit, por sipas tij nuk do ia dalë.

“Gjykata, Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave.

Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë” – tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME