Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha-Ramës: S’ke parë gjë akoma!

Berisha-Ramës: S’ke parë gjë akoma!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në çështjen Charles McGonigal”. Në një takim me kryetarë të degëve, sekretarë por edhe grupet e punës së degëve të Tiranës, kryedemokrati Sali Berisha tha se Rama pagoi ish-zyrtarin e FBI për të sulmuar opozitën, e po ashtu Rama i mbylli dosjen për çështjen “Muzin”. E po ashtu, nga ana tjetër, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin me të njëjtën shprehje që Rama ka përdorur ndaj opozitës, e i tha kryeministrit se nuk ka parë gjë akoma nga aksioni opozitar.

“Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë. Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike.

Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik. Aty në Parlament i them nuk ke parë gjë akoma. Nuk e lëshojmë ne parlamentin. Ne do qëndrojmë aty me një rezistencë shumë më të fuqishme se ajo që kemi parë deri më sot. Parlamenti është i qytetarëve jo i kriminelëve. Qytetarët presin nga ne që të jemi ligjbërës. Ligjet tona me urdhër të Ramës, Linda i fut në sirtar. Nuk mund të bëhet, është kushtetutë e parlamentit. Ky është parlamenti sot. Mbrëmë thoshte që nuk shkoj në Parlament, të mos vijë por ne parlamentin nuk e dëgjojmë. Vinte me gjuhë halabaku, vetëm sharje bënte.

Mos harroni janë dy dosje, dosja e Nju York, tjetra në Uashtington. Edhe këtu është përdorur McGonigal duke folur me skapistat. Pse nuk e kapni filanin? Çfarë bëni? Kjo është e vërteta. Mund të qëndrojmë gjatë që të numërojmë, por tani është kohë veprimi dhe mobilizimi total. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Ne dorëzojmë ligje, sepse qytetarët presin nga ne që të shohin, se ne jemi ligjbërës. Me shumë të drejtë, ata thonë çfarë ligjesh po dorëzojnë ata deputetë tanë aty për të mbrojtur interesat tona. Ligjet tona me urdhër të Ramës, Linda i fut në sirtar, nuk ndodh kurrë në botë, nuk mund të bëhet ajo kurrë. Ka rregulla, ajo rregullore është kushtetuta e parlamentit. Ky është parlamenti sot,”-tha në fjalën e tij, Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME