Besa Kokëdhima ka qenë e ftuara e radhës në “A live Night” me Ledion Liçon ku foli hapur si asnjëherë më parë për jetën e saj personale dhe atë profesionale.
Këngëtarja tregoi fillimet e karrierës së saj gjatë periudhës së fëmijërisë ku ajo kuptoi talentin dhe dëshirën që kishte për muzikën duke u shprehur se prindërit e saj nuk e duartrokitën aq shumë si zgjedhje duke qenë se asnjëri nga ata nuk ishte i fushës së muzikës por ajo këtë dëshirë dhe pasion e vazhdoi duke studiuar muzikë në Angli.
Ajo foli gjithashtu për dy nga periudhat më të vështira për të cilat ishin largimi nga familja për të shkuar në Angli ku dhe do të studionte muzikën, këtë Besa e përshkruan si një periudhë të vështirë, e cila u përball me bullizëm një botë që se njihte më parë.
Një tjetër moment që këngëtarja tregon është prekja nga Covidi e babait të saj një moment aspak i lehtë ky për të dhe familjen e saj për të cilin ajo shprehet falënderuese që përfundoi mirë.
Marrëdhënien e saj me familjen nga babai i saj një figurë e njohur tek nëna dhe motrat e saj ajo e përshkruan të veçantë me secilin prej tyre.
Për sa i përket muzikës ajo ka treguar që suksesi më i madh është që njerëzit janë frymëzuar nga muzika e saj, Besa e përshkruan veten e saj si “fëmijë” e cila pavarësisht viteve pëlqen që këtë pjesë ta ruajë. Private e dashur dhe tekanjoze me njerëzit e dashur janë këto fjalët që këngëtarja ka përshkruar veten e saj në raport me të tjerët.