BOTA

Bie helikopteri, humb jetën milioneri rus

Një video po qarkullon në internet që tregon momentin kur një helikopter rrëzohet në Perm, në Malet Urale të Rusisë, pasi u ngatërrua në linjat e energjisë elektrike.

Videoja, e publikuar nga rrjeti televiziv rus RT, tregon helikopterin duke fluturuar në një lartësi relativisht të ulët. Ai ngatërrohet në tela dhe më pas rrëzohet në tokë.

Dy pasagjerët e helikopterit raportohet se kanë humbur jetën, njëri prej të cilëve është milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm. Tjetri është Elmir Koniakov, drejtues i së njëjtës kompani.

Mediat ruse raportuan se helikopteri ishte një “Robinson R44 Raven”, në pronësi të kompanisë dhe që po kryente një fluturim të paautorizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button