AKTUALITET
Bie zjarr në zyrat e Drejtorisë së Policisë në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë një nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, rreth orës 18:49 të pasdites së kësaj të diele.
Zjarri, sipas burimeve zyrtare, ka rënë pranë godinës së sallës operative.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha.
Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit është shkaktuar nga një ngrohës me energji elektrike









