KRYESORESPORT

Biletat për Angli–Shqipëri mbaruan: tifozët shqiptarë kishin mundësi vetëm për 7 orë

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli – Shqipëri janë shitur. Ky është njoftimi që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare, duke prerë shpresat e të gjithë atyre që donin të asistonin debutimin e skuadrës së brazilianit Sylvinho, por nuk kanë mundur sepse koha në dispozicion ka qenë shumë e vogël.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, sipas FSHF-së. E në fakt, në vetëm 7 orë, biletat e programuara për tifozerinë kuqezi avulluan. Sot në orën 13, doli njoftimi për mundësinë e tifozëve shqiptarë për të siguruar një biletë për në “Wembley”, ndërsa në orën 20:00 erdhi deklarimi se të gjitha biletat u shitën.

Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në Londër. Sfida në mitikun anglez “Wembley” do të jetë e para e kuqezinjve të teknikut Sylvinho në rrugëtimin e tyre drejt ëndërrës për të shkuar për herë të parë në finalet e një Botërori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button