Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBiznesi i “Black Friday” në Shqipëri, ku po shpenzohet më shumë?

Biznesi i “Black Friday” në Shqipëri, ku po shpenzohet më shumë?

Prej disa vitesh tashmë ‘E premtja e Zezë’ është bërë fenomen edhe në vendin tonë.

Tradicionalisht, e Premtja e Zezë, dita pas Ditës së Falënderimeve, ka qenë një nga ditët më të mëdha të blerjeve të vitit dhe përdoret nga shitësit me pakicë për të vlerësuar se sa mirë do të performojnë gjatë sezonit të festave nëntor-dhjetor. Këtë vit kjo ditë është pikërisht , data 24 nëntor.

Në vitet e fundit, shitësit me pakicë kanë filluar më herët me shitjet e tyre të së Premtes së Zezë ose të së hënës Cyber, duke ofruar një kombinim të shitjeve në dyqane dhe online për të përmbushur kërkesat në ndryshim të konsumatorëve. Dhe kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri, uljet në sektorë të ndryshëm kanë nisur së paku 1 javë para.

Tendencat e tregtisë elektronike të së Premtes së Zezë i lejojnë bizneset të përfitojnë nga kërkesa e rritur. Megjithatë, ata gjithashtu e gjejnë veten duke konkurruar me oferta me çmime më të ulëta për produkte të ngjashme të shitura nga konkurrentët.

Edhe pse porositë e shitjeve me zbritje sezonale i ndihmojnë bizneset të rrisin blerjet e produkteve, ndikimi në të ardhurat e përgjithshme priret të jetë minimal. Një pjesë e mirë priren që të heqim stokun e mbetur dhe të rrisin likuiditetin.

Sipas bizneseve të ndryshme të kontaktuara nga Monitor, fushata e të Premtes së Zezë ka pasur ecuri më të mirë se vitet e mëparshme.

Por, sipas tyre, rritja e blerjeve të hershme shton rrezikun që kërkesa e blerësve të bjerë ndjeshëm në dhjetor, pasi ekonomia ngadalësohet dhe rritja e çmimeve për shportën ushqimore dhe gjërat e tjera thelbësore pengon blerjet impulsive, edhe në raste festash.

Dominojnë veshjet

Në vitet e fundit, Black Friday ka bërë një hyrje të fuqishme në kulturën tregtare të Shqipërisë, duke sjellë një rritje të dukshme në blerjet e konsumatorëve për veshje, kozmetikë dhe mallra sportive. Kjo ngjarje ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme mënyrën si shqiptarët shohin dhe bëjnë blerjet e tyre në këto kategori.

Një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në këtë rritje është sensibilizimi i konsumatorëve ndaj mundësive për të gjetur ofertat më të mira dhe çmimet më konkurruese. Black Friday ka kthyer vëmendjen e tyre drejt dyqaneve dhe kompanive që ofrojnë zbritje të mëdha, duke bërë që shumë njerëz të kenë një shikim më kritik ndaj kohës së blerjes dhe të presin për periudhën e kësaj ngjarjeje për të bërë blerje më të zgjuara.

Sakaq, edhe sektori i shitjeve me pakicë në fushën e veshjeve ka pasur kërkesa të larta. Në një komunikim me 3 qendra tregtare në kryeqytet, pohuan se 90% e dyqaneve të tyre kanë aplikuar ulje që nisi një javë para ditës së premte dhe kërkesat kanë qenë të lokalizuara në veshje dimërore dhe këpucë.

Nga vëzhgimet në rrugë të ndryshme tregtare në kryeqytet vihet re se, në dyqane të zakonshme të tregtisë me pakicë, të çdo lloj kategorie, shpesh uljet janë fiktive, për shkak të fryrjes së çmimit fillestar të artikullit. Uljet reale të produkteve janë reflektuar kryesisht në dyqanet që janë përfaqësi të kompanive mëmë ndërkombëtare, siç ndodh në rastin e brand-eve si Zara.

Në veçanti, veshjet janë një kategori ku shqiptarët kanë treguar një interes të veçantë për të gjetur produkte cilësore me çmime të arsyeshme. Sipas përfaqësuesve të shitjes së Fashion Grup Albania, pohohet se, duke parë se Black Friday ofron shumë zbritje dhe oferta, shqiptarët janë më të gatshëm të investojnë në garderobën e tyre për të gjetur veshje të fundit dhe artikuj modë me një çmim më të ulët se zakonisht.

Kozmetika është një tjetër fushë ku ka shënuar një rritje të dukshme. Shqiptarët, sidomos femrat, kanë treguar një rritje të interesit për produkte kozmetike të markave të njohura që ofrohen me çmime të kënaqshme gjatë periudhës së Black Friday. Kjo ka sjellë një ndryshim në zakonet e blerjes, duke bërë që kozmetikat të jenë një pjese thelbësore e listës së blerjeve në këtë periudhë. Shitje të kozmetikës janë bërë kryesisht përmes uebsite të farmacive të ndryshme. Sipas përfaqësuesve të shitjes së Farmacity, uljet kanë qenë reale të aplikuara që prej depove farmaceutike dhe kërkesat kanë qenë shumë të lartë për produkte të kujdesit ndaj fytyrës si hidratantë dhe anti-plakje.

Mallrat sportive gjithashtu nuk kanë mbetur pas në këtë trend rritjeje. Nxitja për një stil jetese më të shëndetshëm dhe rritja e ndërgjegjësimit për aktivitet fizik kanë bërë që shumë shqiptarë të orientohen drejt produkteve sportive në këtë periudhë të veçantë të zbritjeve. Kthimi i stilit drejt veshjeve të rehatshme duket se ka mbetur si zakon i nxitur nga periudha pandemisë. Sipas përfaqësuesve të shitjes së Intersport Albania, kërkesat kryesore ka qenë të përqendruara nga veshjet dhe këpucët sportive, deri te pajisjet dhe aksesoret për aktivitete sportive.

Një tjetër kategori e kërkuar nga shqiptarët, ishin lodrat për fëmijët, por më të pakët në numër krahasuar me kategoritë e lartpërmendura, sepse pjesa më e madhe e kryejnë si blerje në fundvit më masivisht. Por më së shumti, ka pasur blerje për zbukurime të fundvitit. Sipas përfaqësuesve të shitjes së Nova Home, sado e çuditshme të na duket, shumica e konsumatorëve presin uljet e Black Friday për blerje të aksesoreve që lidhen me Krishtlindjet.

Përfaqësues nga Neptun dhe Globe pohuan për “Monitor” se kanë aplikuar ulje për të gjithë javën , duke nisur nga data 27, por që presin më tepër blerje në fundjavë që ndjek Të Premten e Zezë. Sipas tyre, produktet që kanë më tepër interes për blerje janë: kondicionerë, lavatriçe dhe frigoriferë, por edhe pajisje të tjera të vogla shtëpiake si hekur. Nga ana tjetër, edhe televizorët smart dhe laptop vijuan që të jenë të kërkuar, por sipas tyre, një pjesë e shqiptarëve zgjedhin të presin edhe oferta për festat e fundvitit./Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME