Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, Irani nis bisedimet me disa shtete europiane

Disa vende europiane kanë nisur bisedime me Iranin për tranzitin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, raportoi televizioni shtetëror iranian.
Sipas tij, pas negociatave me vende aziatike si Kina, Japonia dhe Pakistani, “europianët kanë filluar gjithashtu kontaktet me Marinën e Gardës Revolucionare” për leje kalimi, pa bërë të ditur cilat shtete janë të përfshira.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më strategjike për transportin e naftës, ndërsa tensionet në zonë janë rritur pas mbylljes së saj nga Irani në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të SHBA-Izrael. Megjithëse një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, bisedimet nuk kanë prodhuar ende një marrëveshje për normalizimin e lëvizjes detare. SHBA, ndërkohë, ka vendosur që nga 13 prilli një bllokadë detare ndaj trafikut iranian në zonë.








