Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBllokohet ura e Bahçallëkut. Frikë edhe në Lezhë, Fier dhe Lushnje

Bllokohet ura e Bahçallëkut. Frikë edhe në Lezhë, Fier dhe Lushnje

Sot kishte përmbytje në vend, por sidomos në zonën veriore. E në mënyrë të veçantë Shkodra. Por reshjet vazhdojnë edhe në këto momente duke rrezikuar hapjen e portave të dy hidrocentraleve në Koman dhe Vau i Dejës.

Kryebashkiaku i Shkodrës paralajmëroi bashkëqytetarët se sonte kemi natë të vështirë, ndaj të jemi vigjilentë. Ai kërkoi qeverisë që të lajmëroi për hapjen e portave dhe jo të gjenden qytetarët mes ujit pa patur asnjë lajmërim. Po kështu rreziqe ka edhe në Lezhë, Fier dhe Lushnje.

Sonte në disa zona të Bashkisë Shkodër nuk ka gjumë. Varkat janë gati për të lundruar në qytet,atje ku sot paradite lëviznin makinat.

Shkodra është izoluar për shkak të motit të keq tani në orën 21.17 pasi Ura e Bahçallëkut është bllokuar tërësisht për qarkullimin e makinave. Kështu, hyrja dhe dalja për në Shkodër nga kjo anë e qytetit behet nga rruga e vjetër Mjede-Vau Dejës. Ushtria po zbarkon në Shkodër. Mësohet se rreziku po rritet për shkarkime masive nga portat e hidrocentraleve.

Kronika e sotme deri në ora 17.00 është si më poshtë:

Reshjet e dendura të shiut dhe fryrja e lumit Kir kanë rikthyer përdorimin e varkave në Shkodër.

Në lagjen “Ajasëm” të qytetit, banorët po lëvizin përmes mjeteve lundruese, për shkak se niveli i ujit ka shkuar deri në 50 centimetër.

Qarku i Shkodrës ka probleme në disa zona si pasojë e motit të keq. Këtë mesditë, lumi Drin doli nga shtrati.Niveli i ujit te Harku i Berdices arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.

Në fushën e NënShkodrës ka zona të përmbytura. Bashkia e Fushë-Arrëzit ka dëmtime në disa rrugë rurale dhe shkëputje të furnizimit me energji elektrike.

Shëmbje skarpatesh në disa njësi administrative në bashkinë e Pukës. Në Vaun e Dejës situata më problematike. Ka dalë nga shtrati përroi Glin dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Ka pasur ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në të gjithë qytetin shkruan TCH.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

Në Bajzë, ujërat kane depërtuar në dy banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa

Po ashtu, janë evakuuar dy familje në Malësinë e Madhe, pasi u janë përmbytur shtëpitë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME