Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRreshjet/ Ja situata në 24 orët e fundit në Fier e Mallakastër

Rreshjet/ Ja situata në 24 orët e fundit në Fier e Mallakastër

Rreshjet e shunta të rëna në të gjithë vendin kanë sjellë probleme serioze në disa zona.

Gjatë 24 orëve të fundit situata në bashkitë e Fierit, Patosit e Mallakastrës paraqitet si më poshtë

Arjan Fasko drejtor i OSHEE zona Fier

Per shkak te motit te keq ka pasur probleme në disa fshatra që mbilon kjo zonë shperndarje.

Në zonën e Roskovecit probleme në fshatrat Suk1 dhe Suk2.

Në zonën e Levanit në zonën e Kafaraj, Qarrit, Bishanit.

Në zonën e Mallakastrës probleme në Klos, Hekal, Kutë, Fratar.

Kanë rënë pemë e kanë këputur linja elektrike të tensionit mesëm, defekte qe kan ndodhur natën dhe po riparohen

Mallakastër kryebashkiaku Qerim Ismailaj

Nga ora 3 e gjysem e nates ka pas probleme me furnizim me energji elektrike në zonat Fratar, Kute, Klos, Hekal. Ka rene peme e plepa e kan keputur linjat, po riparohen. Në Kute në orën 7 u kthye energjia.
Stacioni pompave në Poçem nuk punon per mungese energjie. Depot kamë ujë. Mungese furnizimi te popullates me uje nuk ka sepse jane depo rezerve plus punojne linjat e dyta.  Pritet pune oresh riparimi i defektit që të rivihen ne pune pompat e të furnizojne e mbushin  depot
Ne rruge e toka bujqesore nuk ka probleme nga rreshjet.

Prefektura Fier

Situata eshte nen kontroll e monitorim. lumenjte Vjosa dhe Seman janë në shtratin e tyre dhe deri tani nuk paraqesin rrezik.
Energji elekrrike në zonat ku funksionojne 4 hidrovoret Darezeze e Seman nuk mungone, hidrovoret punojne me kapacitet te plot.
Nuk ka toka të përmbytura apo rrugë të bllokuara 
Në disa zona ka pas nderprerje te energjise elektrike per defekte por grupet e punes jane ne terren e po kryejne riparimet e tyre

Bashkia Patos kryebashkiakia Rajmonda Balilaj

Nuk ka probleme deri ne këto momente, nga raportimet e shtabit te emergjencave civile dhe kryepleqsia e fshatrave

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME