Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËQytetarët fierakë pritet ta paguajnë me lekë edhe ajrin e detit

Qytetarët fierakë pritet ta paguajnë me lekë edhe ajrin e detit

Nga Albano Zhapaj – Kandidati i PD për primaret në Bashkinë Fier, Prof. Albano Zhapaj analizon situatën në bregdetin e Divjakës dhe bën parashikimin për bregdetin e Semanit, Darëzezës dhe Pishë Poros.

Trau i Divjakës së shpejti në Seman, Darëzezë dhe Pishë Poro; qytetarët duhet të reflektojnë urgjentisht!

Bashkia e Divjakës nuk do të ishte aq naive sa të vendoste me mendjen e saj vendosjen e traut në të vetmen rrugë që çon divjakasit në det. Vendimi vjen direkt nga Kryeministri Rama. Kjo është e thjeshtë për ta kuptuar nga vetë reagimi i deputetit socialist të zonës Erion Braçe.

Kujtoj se edhe me traun e Kalimashit u praktikua e njëjta skemë; në fillim vendoset një kabinë, pritet mandej reagimi popullor, dërgohet policia, dhe kur shuhet protesta, arrestojnë disa vetë dhe në fund vendosin kabinat dhe traun përfundimtar.

Nëse thyhet dhe nënshtrohen divjakasit që e kanë detin dhe pyllin afër shtëpive, mendoni pak sa të lehtë e kanë që të vendosin traun në Seman, Darëzezë dhe Pishë Poro. Këto të fundit janë fshatra më të vegjël, me shumë më pak banorë dhe pak më larg nga deti sesa Divjaka.

Logjika është e thjeshtë; nëse nënshtrohet Divjaka, të tjerët do binden vetvetiu. Skenar më të qartë se kaq nuk ka ku të vejë më. Për të nxjerrë fëmijët një shëtitje anës detit do duhet të paguash 500 lekë të vjetra për person, dhe nëse do duash ta bësh disa herë në javë, financat e familjeve marrin goditje të fortë.

Jemi i vetmi vend në botë, ku rinia emigron për një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen dhe prindërit, por që nga ky vit do tu duhet të dërgojnë lekë familjarëve edhe për të dalë shëtitje në pyllin, detin dhe ajrin pranë të cilëve janë lindur e rritur.

Qytetarët fierakë dhe të mbarë Shqipërisë duhet të reflektojnë mbi vendimmarrjet e tyre se kujt do tja lënë në dorë pushtetit vendor. Nëse nuk reflektohet sot, nesër do të jetë vonë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME