AKTUALITETTOP-NEWS

Protestuesit: BE dhe SHBA të reagojnë për kërkesat tona. Çameria të bashkohet me Shqipërinë!

Sonte kërkesat e njohura publike u ripërsëriten. Por e veçanta e kësaj proteste ishte se iu bë thirrje e hapur që BE dhe SHBA të reagojnë zyrtarisht për kërkesat e Protestës.

Deri tani nuk ka patur asnjë ambasadë e huaj perëndimore që të shprehet pro Protestës. Ndaj thirrja ishte e hapur sonte që “a jeni me ne apo me Kryeministrin Rama?!”.

Sonte u kërkua hapur edhe bashkimi i Çamerisë me trungun shqiptar.

Deri tani Greqia nuk ka reaguar publikisht në favor të Protestës, ndonëse e ka inspiruar fshehurazi sepse nuk duan të investohet në Zvërnec e ishullin e Sazanit nga familja Trump, pasi do të zhbëhej turizmi i tyre në Korfuz.

Po kështu ra në sy se sonte kishte folës të përzgjedhur e jo nga turma. Siç duket një dorë fine po fillon ta konturojë protestën si një parti politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button