Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBlushi: Kryetari i PL thyen rrjetet sociale

Blushi: Kryetari i PL thyen rrjetet sociale

Rrjetet sociale të Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë patur së fundmi një shpërthim nuklear, jo thjesht një rritje.

Me fansa realë, shqiptarë të ndershëm dhe patriotë që frymëzohen nga profili i tij i thjeshtë, njerëzor dhe sportiv, që pëlqejnë, mbështetin dhe shpërndajnë masivisht mesazhet e tij.

Nuk gjen dot bangladeshas, patronazhistë të paguar apo profile fallco, veç atyre që nxit “Rilindja” me çdo formë për të komentuar, shpifur dhe fyer deri në banalitete të neveritshme!

Është kjo arsyeja pse është çmendur Edi Rama, Erion Veliaj, pengjet e tyre dhe të SPAK-ut, “zarat”, zëdhënësit dhe gazetarët e paguar në të zezë nga “Rilindja”, inceneratorët, oligarkët dhe miqtë e ortakëve të McGonigalëve!

“I çmendur” u shpall Ilir Meta edhe kur themeloi LSI-në!

Edhe kur kundërshtoi me forcë ndryshimin e Kushtetutës në 2008 dhe hyri në grevë urie për ta mbrojtur atë!

Edhe kur i doli ballë për ballë Edi Ramës dhe i shpalli luftë narkoshtetit, bandave kriminale dhe makinerisë korruptive të “Rilindjes”!

Edhe kur refuzoi hapur çdo ofertë të Edi Ramës për të asgjesuar pluralizmin!

Edhe kur nuk pranoi për ta lënë opozitën përjetësisht në çadër!

Edhe kur denoncoi hapur tradhëtinë e të pabesit Lulzim Basha, daljen e opozitës nga të gjitha institucionet, bojkotin e qëllimshëm, djegien e pabesë dhe kriminale të mandateve, braktisjen e pushtetit vendor, refuzimin për të hyrë në zgjedhjet vendore dhe të gjitha “thikat pas shpine” ndaj opozitës dhe kauzave qytetare!

Edhe kur qëndroi i vetëm dhe i rrethuar në Presidencë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Republikës apo edhe kur thirri popullin në 2 Mars!

Edhe kur nuk lejoi kapjen dhe asgjësimin e pavarësisë së të gjitha institucioneve kushtetuese nga “Rilindja”.

Edhe kur denoncoi hapur degjenerimin e Drejtësisë së Re në Ramaformë, me Dvoranë e betime gjyqtarësh tek Lana dhe kur paralajmëroi i pari instalimin e Drejtësisë me Regji!

Edhe kur kundërshtoi hapur dhe me vendosmëri patriotike shitjen e detit dhe ndryshimin e kufijve të Kosovës!

Edhe kur demaskonte “amerikanët” e Edi Ramës si McGonigal & Co!

Edhe kur nderonte Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut!

Edhe kur la Presidencën për të themeluar me energji të reja Partinë e Lirisë!

Edhe kur u dha përgjigje asgjesuese “provokimeve” banale të kallëzuesve të rremë!

Edhe tani po shpallet “i çmendur” sepse “Rilindja”, pengjet e saj dhe të SPAK-ut janë tmerruar nga rritja e pandalshme e mbështetjes së qytetarëve që besojnë tek fjala e mbajtur, patriotizmi i flaktë, vizioni i qartë, lidershipi i vendosur dhe karakteri i Ilir Metës.

Për të gjithë ju “rilindas”, patronazhistë, Skapistë, të blerë, të kërcënuar, të shantazhuar ose të mashtruar shihni se çfarë poston në rrjetet sociale ish-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor se ndoshta do ta shpallni atë edhe më “të çmendur” se Ilir Meta!

Shkundjen nga themelet dhe riorganizimin e Partisë së Lirisë nuk e ndal dot më askush!

5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivi madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre, do të realizohen me çdo çmim në interes të Shqipërisë!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME