Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPlakja e popullsisë dhe ndotja po shtojnë sëmundjet neurologjike

Plakja e popullsisë dhe ndotja po shtojnë sëmundjet neurologjike

Plakja e popullsisë shqiptare po shoqërohet me rritje të sëmundjeve neurologjike. Sot mjekët po konstatojnë më shumë pacientë që vuajnë nga demenca, Alzaimer apo Parkinsoni.

Edhe pse në vendin tonë nuk ka një regjistër të saktë për sëmundshmërinë, referuar statistikave botërore 1% e popullsisë tonë vuan nga Parkinsoni. Në ditën botërore të kësaj sëmundje, mjekët tregojnë se faktori gjenetik dhe ai mjedisor ndikon në shfaqjen e Parkinsonit.

Por cilat janë shenjat e këtij çrregullimi neurologjik? Zakonisht shenjat e Parkinsonit shfaqen në dekadën e gjashtë të jetës, por nuk mungojnë as pacientët e rinj në moshë 30-35 vjeç, të cilët kanë histori familjare me këtë çrregullim nervor.

Neurologia Entela Basha tregon se jo çdo dridhje gjymtyrësh të çon drejt Parkinsonit, sëmundja që ka më të preferuar gjininë mashkullore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME