Boçova prej afro 10 vjetësh pa qëndër shëndetësore, një mjek për 5 fshatra

Levan – Boçova prej afro 10 vjetësh pa qëndër shëndetësore. Një mjek për 5 fshatra, për urgjencë dhe për të marr ilaçet i drejtohen Fierit dhe Spitalit Rajonal.
Të moshuarit e Boçovës që përballen me sëmundjet, mjekun e gjejnë vetëm në Bishan ose në Fier
Prej afro një dekade, fshati Boçovë i njësisë administrative Levan, në Bashkinë Fier, jeton pa një qendër shëndetësore funksionale, godina është e dal jasht fumksionit. (efrkte) Banorët thonë se për çdo vizitë mjekësore detyrohen të udhëtojnë drejt fshatit Bishan, ku një mjek mbulon plot pesë fshatra të zonës.
Situata bëhet edhe më e vështirë në rastet urgjente. Atëherë, rruga e vetme është drejt Spitali Rajonal i Fierit, duke përballuar distancën dhe kostot e transportit, shpesh në kushte të vështira shëndetësore.
Dikur Boçovo numëronte rreth 400 shtëpi me afro 1.200 banorë. Sot kanë mbetur vetëm 60–70 shtëpi, ku pjesa më e madhe janë të moshuar të moshës së tretë. Ata shprehen se problemet shëndetësore janë të shumta dhe mungesa e shërbimit pranë banesës i vendos përballë vështirësive të përditshme.
“Në fshat vjen vetëm infermierja për të bërë injeksionet. Kur kemi nevojë, i telefonojmë mjekes që të vijë për vizitë, por për urgjencat duhet patjetër të shkojmë në Fier”, – thonë banorët.
Një tjetër problem mbetet mungesa e farmacisë. Edhe për të marrë recetat apo medikamentet e përshkruara nga mjekët, banorët duhet të udhëtojnë deri në Fier, pasi në fshat dhe as në qendër të zonës nuk ka farmaci funksionale.





Banorët theksojnë se ndër vite u kanë kërkuar përfaqësuesve vendorë dhe kandidatëve për deputetë apo kryebashkiakë rikthimin e mjekut pranë komunitetit, por sipas tyre, kërkesat kanë mbetur pa përgjigje.
Sot, në një fshat ku kanë mbetur kryesisht të moshuar, mungesa e një qendre shëndetësore nuk është thjesht problem infrastrukture, por një çështje jetike që kërkon zgjidhje urgjente.









