Botërori 2026, kualifikuese/ Shqipëria thyen “hundët” përballë Anglisë

Shqipëria ka nisur me humbje kualifikueset për Botërorin 2026. 2-0 janë mundur djemtë kuqezinj përballë kombëtares së Anglisë. Në Wembley, Tre Luanët kanë kontrolluar plotësisht lojën. Shqipëria u mundua t’i mbante sa më shumë ata larg portës. Por me gabimin e parë, prapavija u ndëshkua nga Lewis-Skelly në minutën e 20-të. Adoleshenti i cili debutonte sot me “Tre luanët”, shënoi dhe golin e parë me kombëtaren e tij.
Shqipëria tregoi përmirësim në pjesën e dytë. Veçanërisht kur në fushë hyri Broja që i dha një shtysë lojës së kuqezinjve. Por goli i Kane në minutën e 77-të. pas një tjetër gabimi në prapavijë, vulosi rezultatin dhe fitoren e anlgezëve. Kështu Tre Luanët pa shumë mund morën tre pikët që u duheshin.
Kombëtarja shqiptare konfirmoi sërish vështirësitë përballë Anglisë. Kjo është humbja e shtatë në histori, në po kaq ndeshje të zhvilluara.
Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë ndaj Andorrës. Ky takim do të luhet të hënën në “Arena Kombëtare” në Tiranë, aty ku fitorja është detyrim.
ANGLI-SHQIPERI 2-0
78-të, GOOL Anglia na ndëshkon në momentin tonë më të mirë. Harry Kane është vrastar në zonën e rreptësisë duke e dërguar topin në fundin e rrjetës me një të djathtë të lehtë.
69’- Mundësi fantastik për Shqipërinë në një aksion 3 kundër 2. Broja lëviz bukur, por pasimi i tij për shokët nuk ishte i saktë dhe për pasojë Walker e largoi topin nga zona.
66’- Broja shpërthen nga krahu i djathë dhe futet në zonë, por ndalet në momentin e fundit nga Burn.
62′ – Silvinjo hedh në fushë Armando Brojën, në kërkim të barazimit. Largohet nga loja Bajrami.
46′- Nis pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacionin e kuqezinjve.
42’– Tjetër pritje fantastike nga Strakosha. Portieri devijon në këndore gjuajtjen e Burn.
40’ Anglia i afrohet dhe golit të dytë fillimisht me Belliingham që ndalet nga Strakosha dhe më pas Gjimshiti që shpëton golin e dytë në vijën fatale ndaj Kane.
27’- Aksioni i parë i rrezikshëm nga Kombëtarja jonë. Një pasim i Laçit në zonë, gjen devijimin dhe përplaset tranversa. Burn largon në goditje këndi duke rrezikuar autogolin.
20’ – GOOL Anglia kalon në avantazh me talentin Myles Lewis-Skelly. Mbrojtësi shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë.
9’- Naser Aliji provon me një top të gjatë për Myrto Uzunin. Konsa mbyll gjithçka dhe rikuperon topin.
1′ – Starton sfida në Wembley