Botërori i Klubeve 2025/ Çerekfinalet ndezin emocionet, përballje titanësh

Botërori i Klubeve 2025 ka hyrë në fazën më vendimtare dhe spektakolare të tij. 8 skuadrat më të forta në botë do të përballen në çerekfinale, një raund që premton duele të ashpra dhe emocion të garantuar për tifozët në Shtetet e Bashkuara.
Në një nga sfidat më interesante, Fluminense do të përballet me Al Hilal. Brazilianët, të cilët eliminuan Interin në raundin e kaluar, përballen tani me një tjetër sfidë të vështirë. Al Hilal, e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi, bëri bujë me eliminimin e Manchester City, dhe shihet si favorit për të avancuar më tej.
Nga ana tjetër, një tjetër ekip brazilian, Palmeiras, i cili fitoi derbin kundër Botafogo, do të ketë përballë Chelsean e trajnerit Enzo Maresca, që eliminoi Benfican me lojë të matur dhe efikase.
Gjithsesi, ndeshja më e shumëpritur është padyshim ajo mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. Një duel europian klasik, që përball dy gjigantë të kontinentit dhe që mund të përcaktojë edhe favoritët për trofeun final.
Së fundmi, Real Madrid do të luajë kundër Borussia Dortmund, në një përballje që risjell kujtimet e finales së Champions League 2024, të fituar nga madrilenët.
Çerekfinalet
E premte, 4 korrik
Ora 21:00 – Fluminense – Al Hilal
E shtunë, 5 korrik
Ora 03:00 – Palmeiras – Chelsea
Ora 18:00 – Paris Saint-Germain – Bayern Munich
Ora 22:00 – Real Madrid – Borussia Dortmund
Gjysmëfinalet
E martë, 8 korrik – Ora 21:00
Fituesi i Fluminense / Al Hilal vs Fituesi i Palmeiras / Chelsea
E mërkurë, 9 korrik – Ora 21:00
Fituesi i PSG / Bayern Munich vs Fituesi i Real Madrid / Borussia Dortmund