Brazili mposhti Serbinë 2-0 dhe e filloi aventurën e tij në Katar 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pas një pjese të parë me pak emocione, Seleçao rriti ritmin në pjesën e dytë dhe me Richarlison zgjidhi ndeshjen. Sulmuesi i Tottenham ishte më i dobëti në fushë deri në momentin e avantazhit. Pikërisht ai, në minutën e 62′, zhbllokoi ndeshjen. Goli çliroi nga presioni sulmuesin e Tottenham, që dyfishoi epërsinë në minutën e 74-të me një gol spektakolar. Kontroll e akrobaci në zonë, në stilin Rivaldo dhe ndeshja nuk pati më histori. Për Brazilin edhe një shtyllë me Alex Sandro (60′) dhe një traversë me Casemiro (81′).
Tifozët brazilianë jashtë stadiumeve në Katar mund të jenë edhe të rremë, shumë ishin të Lindjes së Mesme, por talenti brenda fushës është autentik. Lusail i dërgon një mesazh botës: Brazili i Tite ka të drejtën e statusit të favoritit për Kupën e Botës. Ata mundën Serbinë 2-0, dy gola nga Richarlison, dhe kjo është pothuajse më e pakta. Më e rëndësishmja është se kanë mundur një Serbi shumë zhgënjyese në pjesën e dytë, por sidoqoftë konkrete, madje edhe e agonistike, duke mbajtur lart moralin e të gjithë lojtarëve më të rëndësishëm. Neymar pas një ore normale nisi aksionin e golit të parë. Vinicius goditi topin që çoi në 1-0 me konkluzionin e Richarlison dhe dhuroi asistin për të bërë 2-0. Richarlison thjesht shënoi një dygolësh dhe realizoi golin më të bukur të këtyre pesë ditëve të Botërorit. E të mendosh, deri në 0-0 ishte më i keqi në fushë. E vërtetë, por përballë bukurisë së golit, gjithçka zhduket.