
Fier – Rreshjet e breshërit të rëna 24 orë më parë në zonën e Frakullës kanë shkaktuar dëme të pallogaritëshme në pemtari e bujqësi. Frrmerët thonë se ende nuk janë dukur specialistë apo ekspertë të bujqësisë për verifikim.
Stuhia e fortë e breshërit që kaloi pasditen e djeshme në Kafaraj të Frakullës ka zbardhur rrugët dhe duke shkaktuar dëme të mëdha né bujqësi e pemtari.
Sipas tyre dëmet kanë qënë të mëdha në nektarinë, ullishte, vreshta por edhe në fidanët e bostanit, spinaq dhe plastmaset e serave me luleshtrydhe
Sipas fermerëve té dëmtuar stuhia e breshërit me intensitet té lartë ka zgjatur për disa minuta pa ndërprerje duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ndërsa theksojné që një breshër i tillé nuk ishte parë në zonë prej 20 vitesh.





Fermerët pohojnë se askush nuk ka dalë në terren për të parë e verifikuar nga afër dëmet, ndërsa kërkojnë mbështetje nga shteti për përballimin e situatës.






Sipas informacionit të marrë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier, janë démtuar rreth 60 ha me pemëtari frutore ndërsa specialistë të bujqësisë do të verifikojnë dëmet në terren.